ora 04:33
Bridhja brigjesh per te mbledhur yje te rena,
mbi to qe fikur gjithmone nje deshire.
Trupmberthyer tokes e me koke nga hena,
kerkoja per veten nje qiell me te dlire.
Ne nje ag humbja shpesh e me deshire,
atje ku bota, me dukej, s’rrotullohej me kot,
atje ku dhe guri e kishte nje aresye,
atje ku L e Lumturise shkelqente dhe mbi Lot.
Neper udhe te tilla e takova,
ate kuptimin e vetes shpesh te munguar,
si kalimtari qe papritur nganjehere,
mbedhè gjen nje monedhe te praruar.
Keshtu u bera nje cope, e plote,
dhe mbajta gjithmone ne xhep ate monedhe,
si kujtim te feksjes se asaj dite
fund udhesh ku dija ish etje-thelle.
Te jete valle fati vec lojeza jone?
A ne jemi lojez e fatit tone lozonjar?
Shume ngushellohen pas nje pyetjeje,
shume jeten kalojne me kot duke qare…
…po une kam ne trup nje drite tjeter,
e syte e mi tashme shohin gjera te reja,
ne qiell te njejte, te larte shkrihen
fat’ i skalitur edhe perzgjedhja.
Per to te pyesesh veten me ngulm
eshte humbje e pavlere dhe e thjeshte…
…ndaj sot ketu me fatin s’kacafytem,
“Jeto!” me thote praruar nje monedhe…
11-12-07, 09:03 #66
Mel
Eshte kaq e bukur,po kaq e bukur kjo poezi sa duhet ta shtrengosh fort si nje margaritar.Padyshim,ne kete dialog,mrekullisht ti je vetvetja dhe whisper,nje inspirues i rralle.
E bukur ndjenja, mikja ime, I bukur shpirti yt!
E ndersa te lexoj, me verbohen syte…