Feeds:
Postime
Komente

Archive for Shtator, 2008

ora 8:44

E c’eshte fati, vogelushja ime?
Nje pasdite padashje shkojme ne nje shtrat te panjohur
ku mekatet e vjetra mekatojme perseri…
me pas ndergjegjevrare i falemi kesaj bote te lodhur…
ai shtrat i panjohur mund te ishte fati yne i ri…

Vjen nje cast qe sfilitur nga fati
shpirti rebelohet…(kunder kujt valle?)…
lakuriqesine kerkon te mbuloje me nje rrobe tjeter
pak rendesi ka…e praruar…apo zhele…
e shpesh e padukshme si rrobat e mbretit ne perralle…

Fatkeqesisht njerezit harrojne…(sa keq qe harrojne!)
qe fati s’eshte vecse nje rrecke e ronitur
qe vetevetes ia shesim aq shtrenjte per t’u mbuluar
por kur fatit i vesh shpirtin tend…qofte edhe te drobitur…
atehere po…ke dicka per ta kujtuar…

Read Full Post »

ora 01:46

E ashtu gjysem forme e pak shformuar,
ankohemi per fatin tone te trishte,
e teksa mijra fate na shpalosen syve
asnje fat tjeter, si ky, s’na grish…

Read Full Post »

28/11/07 – whisper

ora 18:28

(Ah…lenda e njeriut me thua?
Me kujton shprehjen e Musolinit
drejtuar ushtrise se tij kur u shpartallua:
” Me ju doja te beja statuja me te bukura se te antikitetit
pasi kujtoja se ishit mermer,
por ju ishit thjesht balte
dhe balta vec qypa nxjerr…”)

Nganjehere kemi nevoje te ndjehemi debore
te na shkriftojne e nder gishta qe dridhen te shkrijme
na lodh pesha e vetvetes e ndaj duam
ne mijera kristale poret e te tjereve te na perpijne…

Nganjehere kemi nevoje te leme gjurme te shlyeshme
dhe gjurmen e te tjereve ta prishim nje casti tjeter
dhe si ne nje loje rindertimesh e prishjesh te furishme
formezojme perseri gjurmen e vjeter…

Read Full Post »

ora18:46

Deboren ti e ke plazmuar gjithmone
e gjurmet e cizmes do te qene mberthyer aty:
figura me plage, ne s’do binte me bore…
…te perjetshme, ne dielli s’do t’i shihte me sy…

Lere boren te prehet e bardhe,
me te mos bej figura qe shkrijne:
muret prej bore s’kane jete te gjate,
qytetet prej bore vec pak xixellijne…

Merr lende te forte nga lenda e njeriut,
plage cizmesh aty do te kete perseri,
por nder lote puna jote vec do zjarrmohet,
e zjarri i njeriut nuk shuhet nen shi.

Read Full Post »

ora 17:15

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga HenaBlu Shiko postimin
Mendoja per deboren qe me ther
kur vrapoj mbi te kembezbathur:
vezullon si nuse, mbreteron aq hijshem
me magjeps gjithmone padashur.

Ah…debora…e kisha harruar deboren dhe ngazellimin
(valle pse ishte e bardhe luaja me te deri vone ne erresire?)
kujtoj trishtimin kur nje Cizme me e ftohte se ajo prishte
plakun prej debore qe ngrija me duart mberdhire…

Nje dite me debore te bera ty dhe veten time…
prej debore endrra…kisha …unaza…kembanore…
por Cizmja gjithnje i prishte….ishte me e forte…
sepse nuk ishte cizme prej debore…

Asaj Cizmeje nuk i shpetova dot…dhe kurre s’do t’i shpetoj…
njerezve qe nga debora krijova plaget s’u kane zene kore…
dasmat jane aq te ndryshme…martesat njesoj…
(dashurohesh dy here pas te njejtit njeri?)
ajo ishte gjithnje nje tjeter…
i njejti une perseri…
plaku qe sot ben femije prej debore…

Read Full Post »

ora 06:10

Mendoja per deboren qe me ther
kur vrapoj mbi te kembezbathur:
vezullon si nuse, mbreteron aq hijshem
me magjeps gjithmone padashur.

Mendoja per dheun qe me mbulon
teksa germoj per te gjetur berthamen e tokes:
harroj te ndiej ajrin e purpurt te darkes
dhe eren e agut te sotem.

Mendoja per kete krijesezen qe kam brenda,
gjysem femije e gjysem demon,
qe kurre s’ma le gjate te emblen mbi buze,
ne lojra me zjarrin gjithmone me fton.

Read Full Post »

ora 09:11

Demonet s’ishin demone…dhe zjarri ishte zjarrmi…
(perderisa flutura s’u dogj…ishte i tille valle?)
Por nese nga gjinjte e tu vertet rrjedh zjarr
afroma te buzet…si qumesht do ta pi…

Atehere mekimi yt do t’i ngjaje bekimit me shume…
(kur t’me rrefesh qe jo te gjithe vullkanet jane te shuar
do ndjesh mes llaves se nxehte perveluar
qe demoni qe ke ne preher jam une…)

Mos u druaj nga gjurmet e murme te stuhive…
as nga shiu qe reja lozonjare pas vetes la…
dritheruese do ta ndjesh…zhuritese mes gjinjve
turbulliren e embel qe nga fundbarku i nje tjetre ra…

Read Full Post »

ora 23:32

Me dritheron me endjet e tua
e fryma ime te rendohet permbi buze…
S’ka vend mjaftueshem per gishterinjte e mi
qe ethshem vizatojne mbi lekure…

Nen prekjen tende trupi me behet i lenget
si metal i nxehte qe te derdhet rreth…
papritur bota s’eshte e panjohur…
papritur bote ka vec rreth nesh…

Me floke shperbere e ze percartur…
ujevarat etheshuarese e demonet e mi…
portezat mbi shkallare qe veshtron perciptazi…
rrugedalje e labirinthe ku mediton ti…

Te gjitha lindin prej teje si prej gjuhes se zjarrit
ku une s’jam vecse nje qiri ornamental…
Si mbi parafine vizaton mbi mua moralin
te mires e te liges i ngre piedestal…

Meditimin tend e merr per dore
e si te ishte thjesht nje vizitor i jashtem
me hedh mua –kavjes topa debore
me veshtron tek perdridhem nen gjuhet e flakes…

Po di se shkallaret te shpien ku te duash
e ferri s’eshte vecse zgjidhja jote finale
Sheherezadet mund te jene joshese…
Perrite mund te jene tradhetare…

Veshtron mekimin tim si akt religjioz
cmendurine e kalon prej syrit ne sy
te eksiton demoni im dergjur mbi preher
nga morse e demoneve qe te mundojne ty…

Read Full Post »

15/10/07 – whisper

ora 19:14

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga HenaBlu Shiko postimin

Ngrihu tani, shterngoje kupen!
Bashke do te ngreme nje dolli:
Ti per fluturat qe te shkuan
e une per pellumbat e mi…

(Hajde… Gezuar…me fund le ta pime…
goten e zbrazur perplase dhe thyeje si kreshta valen
ne mijera qelqe copetuar tashme le t’i ndrije
kujtimit te atyre qe u rrinte e madhe dashuria qe u falem…)

Erdhi perseri koha te zbres shkalle pa emer…
(Ato qe zbresin zakonisht cojne ne ferr…
Perse valle kur shpirtin dikujt duam t’ia tregojme i themi:
“Eja…te zbresim shkallet…
kujdes mos rrezohesh…
ka pak drite dhe oh…sa shume terr…” ? )

Zbritme pra tani drejt honeve te tua…
aty ku nje demoni te pergjumur fshehurazi i jep gji….
ne ate djep te zjarrte ku renkimi eshte ninulle…
dhe shkelqimi i syve te cmendur qiri…

Read Full Post »

ora 11:24

Mendon…per poezine jashte teme…

Ne detyre ogurzeze
Hadi i mjere…
rremben te vdekur,
te gjalle perpin te tjere…
vec s’e mberthen dot
poezine pergjithmone:
ne valixhen e saj mbi karroce
e mban e bukura Persefone.

Te veshtron…si e zene ne faj…klith e si femije perpjek nje kembe ne toke:

Vdekja?
Sa vend qe i japim te mjeret ne!
Hija e saj ne fakt me kall krupen!
Varret i kemi ngritur rreth vetes
nga frika se mos e leshojme veten krahecelur,
se mos liria na varet grykes!

Heshtjes tende i pergjigjet me nje tjeter thirrje…e ty te perngjan papritur me nje femije…

Le te mos flasim per vdekjen fare!
Kjo maskareshe vjen gjithmone e paftuar,
nganjehere te shtiret edhe mike
nganjehere hyn pa u diktuar…

E ti perseri nuk flet…e veshtron si i perhumbur…Atehere ajo te shterngon doren:

Ngrihu tani, shterngoje kupen!
Bashke do te ngreme nje dolli:
Ti per fluturat qe te shkuan
e une per pellumbat e mi…

Ngrije ta pime me eks,
ta ndiejme ne fyt zjarrmine.
Ta mbyllim funeralin? Si thua?
Pastaj kthejme nje per dashurine!

E teksa ktheni kupen per dashurine, brenda qeshjes nje hije i pushton syrin…e heshtur:

Me vjen keq
qe te prek me duar te holla…
me perngjajne me fije letre:
ne dhome ikjes iu ndje fryma,
u ndje varrosja e nje tjetre…

Read Full Post »

23/09/07 – whisper

ora 09:02

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga bluemoon Shiko postimin
Njehere te vetme…nje cast ndrisin ca yje, kam degjuar,
e pastaj driten leshojne hapesires per qindra mijra vjet me radhe…
…ne botera te largeta shkelqen pluhur’ i tyre sy njerezish
qe gabimisht, tere jeten, i marrin per te gjalle…

Poezi jashte teme… ( ishalla nuk e fshin moderatori i Hades (Hadit) e aq me keq Cerberus … lol )

Te vdekurin disa e marrin per te gjalle…
dhe akoma me shpesh mbi kurrizin e dermuar…
mbi te njejtin tel…ne te vjetren salle…
shkop ekuilibri… poshte per t’mos u rrezuar…

Ndonje te varros akoma pa vdekur…
nje kryq te koka qe akoma renkon…
kengen ta vajton me zerin e mekur…
tinezisht t’mbyll syrin qe ende veshtron…

Te vdekurit e mi i kam varrosur te gjithe…
ne ferr a parajse…bekuar me kujtime…
e kur per dike dheu nuk me mjaftoi…
e mbulova ngrohte me lekuren time…

(Nga vdekja e nje njeriu kam mesuar me shume
se sa nga jeta e tere njerezve te tjere…
nese per dike do te behesh i pavdekshem
duhet te dish te vdesesh te pakten nje here…)

Por fatkeqesisht kesaj bote pak dine te vdesin
shumica ngordhin si minjte pa kuptuar…
tere jeten nje anije fantazem presin
drejt atij bregut tjeter…castit te perjetesuar

ps. blue…e mesipermja nuk ben pjese te dialogu…por te monologu poetik…
Jeta dialogohet… vdekjet monologohen…apo jo ?

Read Full Post »

ora 04:57

Njehere te vetme…nje cast ndrisin ca yje, kam degjuar,
e pastaj driten leshojne hapesires per qindra mijra vjet me radhe…
…ne botera te largeta shkelqen pluhur’ i tyre sy njerezish
qe gabimisht, tere jeten, i marrin per te gjalle…

Read Full Post »

17/09/07 – whisper

ora 23:05

Do e pish dot deri ne fund e etur
eliksirin e asaj qe s’e pine dot te tjere?
(E sheh ate piken ne fund te kupes mbetur?
Eshte loti i nje ylli qe feksi njehere…)

Ate lot s’do ta pime dot…eshte teper i kulluar…
le te mbese gjithnje ne fund te kupes sone…
perzier me veren e nje vreshti te ndaluar…
kristali ku enderra zgjimet pasqyron…

Ndoshta me mire pa kupa… vec me Dionise…
qielli te pikoje vere…e dehur shtrengata…
lakuriqe…djersitur…hardhish ngaterruar…
te behemi zjarri qe kerkon nata…

( Me pelqen kur te shoh ashtu te dehur…
gjinjve te shkopsitur…nektari i kuq ujevare…
ne cep te krevatit… djallezore cigarendezur…
turbulluesi veshtrimi yt mbi lekure me behet zjarr…)

Read Full Post »

Dialogu Cigan

Ata qe e kane ndjekur kete dialog cigan e dine se ka filluar para disa vjetesh, krejt rastesisht, tek forumishqiptar.com ne nje teme qe whisper kishte hapur aty… fale nje fortunali te vockel, dialogu mori plaçkat ne krah dhe u shperngul tek forumishqiptar.net, ku jetoi per ca kohe i qete. U publikua ketu pjesa e pare, filloi dialogu i dyte. Mirepo ata qe nuk kane shtepi, heret a vone do te ndeshen neper stuhi. Sic pritej, stuhia filloi dhe dialogut iu desh te shperngulej perseri.

Keshtu pra whisper dhe bluemoon, vendosen te krijonin nje shtepi per dialogun e tyre, nje shtepi prej se ciles te mos leviznin me, pa humbur megjithate shpirtin cigan te vargjeve te tyre :).

Dialogu i pare vjen ne kete faqe ashtu sic eshte botuar, ndersa dialogu i dyte, vjen sipas datave kur eshte publikuar tek forumishqiptar.net, i shoqeruar nga komentet qe lexuesit kane bere atje.

Lexim te kendshem miq…

Read Full Post »

ora 09:04

E kemi ngritur jeten ne shkume te vales!
Mbi te dritherohemi si nje serfist trim:
Nje hene, qe ndryshe nga hena, eshte e kalter…
…e nje peshperime qe ne fakt ulerin.

Njerezit mbyten ne lloj – lloj kupash,
ne kupa boshe ata qe s’mbajne dot nje det,
te tjere permbysin kupa pas mbllacitjes,
njerez te tjere kupa ngrene…

Une dhe ti ndoshta jemi ndryshe,
po ndoshta e kemi edhe ne nje kupe,
nje kupe ku hena derdh pika te kaltra,
ku peshperima ne te vertete eshte ujk…

Nje kupe te re te sapo bere,
a ndoshta nje kupe e vjeter buzet na i lag:
ne hark te porcelante permbaj une lengun tone,
e ti je froni qe e mban lart…

Read Full Post »

« Newer Posts - Older Posts »