Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘bluemoon’ Category

ora 04:57

Njehere te vetme…nje cast ndrisin ca yje, kam degjuar,
e pastaj driten leshojne hapesires per qindra mijra vjet me radhe…
…ne botera te largeta shkelqen pluhur’ i tyre sy njerezish
qe gabimisht, tere jeten, i marrin per te gjalle…

Read Full Post »

ora 09:04

E kemi ngritur jeten ne shkume te vales!
Mbi te dritherohemi si nje serfist trim:
Nje hene, qe ndryshe nga hena, eshte e kalter…
…e nje peshperime qe ne fakt ulerin.

Njerezit mbyten ne lloj – lloj kupash,
ne kupa boshe ata qe s’mbajne dot nje det,
te tjere permbysin kupa pas mbllacitjes,
njerez te tjere kupa ngrene…

Une dhe ti ndoshta jemi ndryshe,
po ndoshta e kemi edhe ne nje kupe,
nje kupe ku hena derdh pika te kaltra,
ku peshperima ne te vertete eshte ujk…

Nje kupe te re te sapo bere,
a ndoshta nje kupe e vjeter buzet na i lag:
ne hark te porcelante permbaj une lengun tone,
e ti je froni qe e mban lart…

Read Full Post »

ora 06:28

E kam ndjere dashurine tende ne kurmin tim,
ashtu dhe brenda shpirtit kur me leshoje frymen,
nen qepallat e shternguara tek vrapoje enderrash,
i qete, ne gjume, pas furtunes.

Atehere kur mua, si kala te larte
me mure krejt te dobeta, me pushtonte frika,
brenda perqafimit te pafajshem, ne leshim te plote,
me permblidhje e mbillje mbi buze puthje te brishta.

Atehere kur me more ne duar i sigurt,
me ngrite qiejsh te larte, me bere perendeshe,
kur shperthimesh tona u habiten yjet,
e planetet shfaqen fytyren e fshehte.

Atehere tek me kerkoje pa e ditur,
kur kujtimet e tua s’te merrnin peng,
kur dimri ish stine e panjohur
e neper gjume mermerisje per stinen e peste.

Me rrembeje ti atehere e une s’kerkoja me teper…

…Ah!!!!
…………………….
Sa keq qe jam kjo e s’behem tjeter!
…………………….
Ne vend te nje historie me etikete,
po te tregoj nje perralle te vjeter!
……………………

(Te te rrembej? Oh, po une te kam rrembyer!
Ti je imi! Me perket! S’e dallon?
Ne duhmen time ndjehet fryma jote,
ylli yt ne syrin tim pushon.)

P.s. Whisper…

Orkide, faleminderit…shume, shume… Do te perpiqem t’i justifikoj fjalet e tua, te cilat ashtu si edhe mjeshteria e whisperi-t, me bejne te ndihem fare e vogel…

Read Full Post »

ora 13:50

Ajo, pendesa, qe ti e quan mekati im i ri,
s’eshte vecse mekati yt i vjeter,
kryqezuar prej nje dhembje sic rri
ne kthetrat e nje kohe tjeter.

Brenda furtunes sime i jam qepur
shpirtit tend qe me sa duket kerkon qetesi,
ate prehje te hidhur e te nevojshme
gjate rruges nga stuhia per ne stuhi.

Kalores ne misionin tend fisnik
te mbrojtjes te s’pafajshmes e te virgjereshes,
vulos mbertheckat e parzmores tende
qe dore e saj te mos shpoje ne vend te heshtes.

E ti?
Ndoshta vertet s’mund te me dashuroje po te dije c’jam…
..sa me shume me njeh aq me teper te mberthen frika…
…druhesh prej meje po aq sa i druhet ujit kripa…

P.s. Me falni per mungesen e palajmeruar…megjithate shoh se mungesa ime ka nxitur frymezimin e miqve qe ndjekin… jam e lumtur per keto penalata te kendshme ku dp columbia vizaton xixellimen e lotit te nje selvie ne terrin e nje pylli ku vriten muzat e soul leshon peshperimen e nje zjarri te humbur…a ndoshta nje stuhie te re…
Whisper…jam ketu…perseri…

Read Full Post »

ora 06:12

Dhe ti dyshon akoma se jam zjarr?
C’faj te kam se nuk afrohesh?
Mes meje e vetes tende
veten zgjedh, me te dashurohesh!

Te them te ma falesh mua veten tende
e une timen ta le me deshire:
prej unit tim te gjesh ti jeten qe ke humbur,
prej teje te ndizet i imi hir!

Read Full Post »

Ora 04:01

Ah ti me prek me gishta te perlyer
fajtor i perjetshem me fajin tend mbi shpine,
ne heshtjen e trupit tim hedh gjurme te tjereve
si loder perdor ti dashurine…

Mjellme e bardhe… Flisje per mua?
Kraheve te mi kur gjete prehjen?
Tempujsh adhuron bardhesine time
qe shoqe te ngushte ka vdekjen?

Mendon, e kalon ne buzet e tua
fjalet e mia ende te pathena…
Ne trup te brishte e te thyeshem
formezohet brenda teje hena?

Ti je! S’e kupton qe je?
E brenda meje thirrjet e tua s’jane vec mish?
Brenda teje nje trup i bukur jam vetem
qe ti te vdesesh perkedhelish?

E dua zjarrin tend dhe shpirtin tend e dua
po ti tregetar s’mund te harrosh te dehesh timit shpirt
kur trupi te therret ne pshehretima naten
mendja ne ofshame te thur poezite…

Read Full Post »

Ora 02:33

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga whisper Shiko postimin
Te rikthem ne qiell, ne Edenin mekatar
me epshin tend si te vetmin cmim…?
Do vij dhe nga pas perendesha te dehura do terheq zvarre
ndersa pas gjethes se rrushit Edeni yt do marre emrin tim…

Nen sqetullen tende si diell do te perendoj…
ne gjirin tend te forte peng do te le puthjen time…
kopshtijes tende plot orkide te egra mbjelle…
mollet e pakafshuara nga turpi do na fshihen…

Thua?
Une them te tjera.
Them se prekjet i merr era…
Them se nuk dua asnje perendeshe ne kopshtin tim,
ku lumenjte jane enderra pa zgjim…
Them qe kopshti im ka njemije emra
e cdonjerin ma dikton zemra:
brenda gjirit tim nje hije e vetme levrin
e njemije emrat jane lloje vec te emrit tim!
Kur te vish tek une nje me nje do t’i lexosh,
s’ka me tolerim, asnje flete s’do kalosh!
Une jam me shume se nje kopshtije
ku ti te endesh per lojra dashurie.
Gjithshka qe nis tek une perfundon brenda meje,
si te isha burimi e derdhja e nje rrekeje…
Ne duart e mia perfundojne te gjitha
dashuria, endja, dritherima dhe frika…
Ti je, po nuk je si dikur
duart e tua prej pjalmi me peshojne sot si gure…
Te mos e dish valle qe me i kristalti uje i pijshem
derdhet kapilaresh ku jeta vallezon dridhshem?…
Kerkon rrahjen me monologun tend qe s’do te me ndjeke…
Me mua nder krahe e perseri vallezon vete…
Ti prijes i perendeshave qe terheq zvarre,
pak shpirtkulluar e pak mekatar!
Kryeprere do te rri, fron tjeter do te vesh,
e flakur nga Olimpi, s’do jem me perendeshe,
do kthehem ngadale ne qenie prej mishi
ku hi behet kurmi, te marre vlere shpirti!
Zemren? Do ta mberthej ne zinxhire
nje bishe nga deti te vije e ta marre…
Persete do t’i mbys me duart e mia,
ne eshte e shkruar, le te vdese dashuria.
Vetem kur te ndalesh hapin e zjarrmuar
te flakesh tej trupin e avulluar,
atehere mund te kthehesh perseri
e teksa me mbeshtet esencen ne gji,
puthja buzeve s’do te kete kuptim,
driten time drites tende kur t’i veshesh,
fron te paperdhosur kur t’i kthesh perendeshes!
Atehere, kur kenget e tua t’i kendosh per shpirtin tim,
vec atehere emrin tend do te marre Edeni im!

Read Full Post »

Ora 2:26

Ti qe thirre…
mund te endesh vendesh te gjelbra,
po gjelberimi i tokes gjithmone e ka nje cmim:
prej Edenit kur shkon ne te tjera kopshtije,
ta dish ne qiell nuk ka me rikthim…

(p.s. Flm dpcolumbia )

Read Full Post »

Ora: 21:26

Pop-Up (ne vend te pshehretimes se mesiperme)

Alo…
Dru-lagur?…
Ne kupe te embel ku dashuria eshte herezi!
Nje thirrje ne linje per ty!
Dikushi pertej, thote, quhet dashuri!

Pra lere vdekjen si rrecke te grisur,
ik prej mosjetes ti gjithashtu,
ne bote te gjalle t’ia ndjesh atij zemren…
…behu per te prape henez blu!

Read Full Post »

Ora: 21:11

Faleminderit miqve Pink, Dpcolumbia, Su, Korbi, Chantal, Lady Oscar per vleresimin…Sigurisht mbeshtetja juaj eshte e rendesishme…

Te vdesesh prane meje?
Frymen ta lesh ne gjoksin tim?
Te levizesh me gishterinj rete,
per neverite e shkuara te gjesh perdellim?

Ah sa te lagur jane tani drunjte e mi…
e zjarri im s’ka deshire te marre…
E akullt dora me bie mbi ty:
Per jeten qe me jep, jam varr!

……pshehretij…..
……ah…me veshtron…..
…..largon nje hije…….
…..nje ngjyre shton…..

Me veshtron e nganjehere
besoj se gjethet mund te celin perseri…
…ne syte e tu mund te me ngjallet jeta,
qe jeta ne ty prape te levrije:

Te lindesh prane meje!
Frymen ta marresh prej gjoksit tim!
Te besh qiellin vend per ne,
per ty te mos jem vec ngushellim!

Read Full Post »

Ora 6.52

Thirre?
Do te vij me hap te shpejte,
te t’rrembej e shpie larg prej botes…
…atje, diku, ku ndalon koha
ku ndahet jeta – jete, prej mortjes…

Thirre?
S’do kete me porte te hapur!
S’do kuptosh me ku mbaron ti…
Nuk te mjaftonte nje cope ajer?
Do te t’mbyll brenda une, nje stuhi!

Thirre?
S’do le asnje fije drite,
ne gjoks, prej meje, do ndjesh shterngimin;
do pshehretish pse fund ka nata,
ne enderr, do urresh ti zgjimin.

…Po ti qe me therret per tu ringjallur,
e kerkon mpakjen si neper gjume,
do pyesesh veten, per mua, e di:
“Kjo vdekje eshte a eshte fryme?”

(Keshtu qe kur te na shohesh,
mbedhè, te dyve, nje grusht me hi,
dyshim mos kij: do te kem dhuruar
jete nga jeta qe deshe ti!)

Read Full Post »

Ora 20.36

hahahaha…I hope that was not for me…but if it were…

***
Mbi ajer, ajri s’behet prange…
e uji, ujin s’e lidh dot me zinxhire…
…kush ere eshte e merr vesh mire eren,
e reja e njeh rene te lire…

Po oqeani s’e pelqen pengesen
e nese uji shpesh me shkembin grindet,
a mund te thuash se eshte prange
lumi qe ben ujin me uje te lidhet?

***

Liria s’vjen kurre nga te tjeret
thosh nje burre i mencur dikur.
Ne paca ndonjehere qene roberuar,
vec vetes, s’me cliroi tjeterkush…

…ndaj kush kurre s’me pengon,
se roberia vjen prej vetes se mpakur,
kur lehtazi merr vendim mbi zgjedhjen:
t’i mbyllim a t’i mbajme syte hapur.

Read Full Post »

« Newer Posts