Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘whisper’ Category

26/05/08 – whisper

ora 05:20

Une nuk mund te jem si te tjeret sigurisht;
me i keq apo me i mire se ata po…
kjo mundet,
por gur’ i mullirit e di me mire se i zoti
kush eshte mielli e kush jane krundet…
………………………………………….. .
Nuk mund te jete vec nje burre i zakonshem nder burra
ai qe te ben te ndjehesh me e vecanta grua…

Read Full Post »

13/05/08 – whisper

ora 21:28

Hije jemi…
te sotme pa gjurme…
perjetesisht femije qe loja u prishet ne prag…
ajo qe e vogel vec nje enderr ishte
dikur u rrit…
u shndrrua ne makth…

Hije jemi e s’dime c’kerkojme…
ne labirinthe keshtjellash qe s’ekzistuan kurre…
kur ti je hamlet – une behem fantazma jote…
dhe kafka ne dore…si dashuria… e njejte…
dilema hapash vrastare vret nata…
dilema e nje hijeje gjithnje vet’ e trete…

(Bukurivenitur, por akoma jo shterpe,
ajo akoma pret me rrathe te zinj nen sy
si makthi qe mbarset nga nje enderr
eshte fantazma qe i japim jete te dy…)

Blue, mos u tremb…lol

Read Full Post »

02/05/08 – whisper

ora 07:22

Ikjet e tua vogëlushja ime
nuk janë mëkati, por virtyti vetë;
Në liqenin blu të mungesës tënde
kridhem i tëri bashkë me përrenjtë…
(edhe me ata që më fale ti)
dhe ashtu i përhumbur i dorëzohem mallit
si vetmisë murgu i ri…

Kjo botë e madhe nuk është e jona…
Ata që dashurohen gjithnjë rrinë larg…
Pranë mbajmë një libër a një bashkëshorte,
por kurrsesi nuk mundemi një dallgë…

Ndër pyje të panjohura…
ky është fati yne
nën prekjen fatale ku druri gjethen çel
jam drita lakuriqe që çvirgjëron gjelbrimin
e dora jote – vesa që etjen ndjell…

Read Full Post »

ora 02:36

Ngaterruar kjo bote ku udhen time harrova…
si gishterinjte e mi flokeve te tu ngaterruar…
qielli eshte hapesira mes gjinjve ku pushova…
reja eshte hija e nje fluturimi te rrezuar…

Dashuria nuk vjen gjithnje me sy kaprollesh
ku pendimi nje kenge te re ciganesh zgjon…
nen syte-rrathe mavi … leshohet deshira…
shigjete e Itakehumburit boshllekun shpon…

Ti ngre kalate e une i rrezoj perseri…
(e nuk ishte prej rere kollona e rrenuar…)
e lodhur uje pi ne rrathet e syve te mi…
dhe nuk me thua qe puset kane shteruar…

Por nje pike uje diku brenda meje rrjedh akoma…
ndaj mbille trupin tend aty ku varrosa deshiren…
lote vese do bulezojne pastaj gjinjte e tu…
e ndoshta nje dite do e njoh nga afer te dliren…

Dhe kur te gjithe guret e dheut te jene mbaruar…
kur reren nje stuhi do e shpjere lart te reja…
kur keshtjelle e fundit dhimbshem te jete rrezuar…
nje kasolle e panjohur do te te peshperise:”Eja…”

Read Full Post »

ora 15: 07

Ketu jam…e ku mund te jem tjeter?
Ererat s’kane fuqi te me rrembejne…
horizontet prej kohesh nuk me tresin…

Te behesh furtune? Po edhe nese jo…
nese kete bote te neveritshme
nga syte nuk ma fshin dot,
perseri i lumtur prane teje do jem
si nje njeri me kujtese te keqe
qe qesh e qan pa lote…

Read Full Post »

ora 8:44

E c’eshte fati, vogelushja ime?
Nje pasdite padashje shkojme ne nje shtrat te panjohur
ku mekatet e vjetra mekatojme perseri…
me pas ndergjegjevrare i falemi kesaj bote te lodhur…
ai shtrat i panjohur mund te ishte fati yne i ri…

Vjen nje cast qe sfilitur nga fati
shpirti rebelohet…(kunder kujt valle?)…
lakuriqesine kerkon te mbuloje me nje rrobe tjeter
pak rendesi ka…e praruar…apo zhele…
e shpesh e padukshme si rrobat e mbretit ne perralle…

Fatkeqesisht njerezit harrojne…(sa keq qe harrojne!)
qe fati s’eshte vecse nje rrecke e ronitur
qe vetevetes ia shesim aq shtrenjte per t’u mbuluar
por kur fatit i vesh shpirtin tend…qofte edhe te drobitur…
atehere po…ke dicka per ta kujtuar…

Read Full Post »

28/11/07 – whisper

ora 18:28

(Ah…lenda e njeriut me thua?
Me kujton shprehjen e Musolinit
drejtuar ushtrise se tij kur u shpartallua:
” Me ju doja te beja statuja me te bukura se te antikitetit
pasi kujtoja se ishit mermer,
por ju ishit thjesht balte
dhe balta vec qypa nxjerr…”)

Nganjehere kemi nevoje te ndjehemi debore
te na shkriftojne e nder gishta qe dridhen te shkrijme
na lodh pesha e vetvetes e ndaj duam
ne mijera kristale poret e te tjereve te na perpijne…

Nganjehere kemi nevoje te leme gjurme te shlyeshme
dhe gjurmen e te tjereve ta prishim nje casti tjeter
dhe si ne nje loje rindertimesh e prishjesh te furishme
formezojme perseri gjurmen e vjeter…

Read Full Post »

ora 17:15

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga HenaBlu Shiko postimin
Mendoja per deboren qe me ther
kur vrapoj mbi te kembezbathur:
vezullon si nuse, mbreteron aq hijshem
me magjeps gjithmone padashur.

Ah…debora…e kisha harruar deboren dhe ngazellimin
(valle pse ishte e bardhe luaja me te deri vone ne erresire?)
kujtoj trishtimin kur nje Cizme me e ftohte se ajo prishte
plakun prej debore qe ngrija me duart mberdhire…

Nje dite me debore te bera ty dhe veten time…
prej debore endrra…kisha …unaza…kembanore…
por Cizmja gjithnje i prishte….ishte me e forte…
sepse nuk ishte cizme prej debore…

Asaj Cizmeje nuk i shpetova dot…dhe kurre s’do t’i shpetoj…
njerezve qe nga debora krijova plaget s’u kane zene kore…
dasmat jane aq te ndryshme…martesat njesoj…
(dashurohesh dy here pas te njejtit njeri?)
ajo ishte gjithnje nje tjeter…
i njejti une perseri…
plaku qe sot ben femije prej debore…

Read Full Post »

ora 09:11

Demonet s’ishin demone…dhe zjarri ishte zjarrmi…
(perderisa flutura s’u dogj…ishte i tille valle?)
Por nese nga gjinjte e tu vertet rrjedh zjarr
afroma te buzet…si qumesht do ta pi…

Atehere mekimi yt do t’i ngjaje bekimit me shume…
(kur t’me rrefesh qe jo te gjithe vullkanet jane te shuar
do ndjesh mes llaves se nxehte perveluar
qe demoni qe ke ne preher jam une…)

Mos u druaj nga gjurmet e murme te stuhive…
as nga shiu qe reja lozonjare pas vetes la…
dritheruese do ta ndjesh…zhuritese mes gjinjve
turbulliren e embel qe nga fundbarku i nje tjetre ra…

Read Full Post »

15/10/07 – whisper

ora 19:14

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga HenaBlu Shiko postimin

Ngrihu tani, shterngoje kupen!
Bashke do te ngreme nje dolli:
Ti per fluturat qe te shkuan
e une per pellumbat e mi…

(Hajde… Gezuar…me fund le ta pime…
goten e zbrazur perplase dhe thyeje si kreshta valen
ne mijera qelqe copetuar tashme le t’i ndrije
kujtimit te atyre qe u rrinte e madhe dashuria qe u falem…)

Erdhi perseri koha te zbres shkalle pa emer…
(Ato qe zbresin zakonisht cojne ne ferr…
Perse valle kur shpirtin dikujt duam t’ia tregojme i themi:
“Eja…te zbresim shkallet…
kujdes mos rrezohesh…
ka pak drite dhe oh…sa shume terr…” ? )

Zbritme pra tani drejt honeve te tua…
aty ku nje demoni te pergjumur fshehurazi i jep gji….
ne ate djep te zjarrte ku renkimi eshte ninulle…
dhe shkelqimi i syve te cmendur qiri…

Read Full Post »

23/09/07 – whisper

ora 09:02

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga bluemoon Shiko postimin
Njehere te vetme…nje cast ndrisin ca yje, kam degjuar,
e pastaj driten leshojne hapesires per qindra mijra vjet me radhe…
…ne botera te largeta shkelqen pluhur’ i tyre sy njerezish
qe gabimisht, tere jeten, i marrin per te gjalle…

Poezi jashte teme… ( ishalla nuk e fshin moderatori i Hades (Hadit) e aq me keq Cerberus … lol )

Te vdekurin disa e marrin per te gjalle…
dhe akoma me shpesh mbi kurrizin e dermuar…
mbi te njejtin tel…ne te vjetren salle…
shkop ekuilibri… poshte per t’mos u rrezuar…

Ndonje te varros akoma pa vdekur…
nje kryq te koka qe akoma renkon…
kengen ta vajton me zerin e mekur…
tinezisht t’mbyll syrin qe ende veshtron…

Te vdekurit e mi i kam varrosur te gjithe…
ne ferr a parajse…bekuar me kujtime…
e kur per dike dheu nuk me mjaftoi…
e mbulova ngrohte me lekuren time…

(Nga vdekja e nje njeriu kam mesuar me shume
se sa nga jeta e tere njerezve te tjere…
nese per dike do te behesh i pavdekshem
duhet te dish te vdesesh te pakten nje here…)

Por fatkeqesisht kesaj bote pak dine te vdesin
shumica ngordhin si minjte pa kuptuar…
tere jeten nje anije fantazem presin
drejt atij bregut tjeter…castit te perjetesuar

ps. blue…e mesipermja nuk ben pjese te dialogu…por te monologu poetik…
Jeta dialogohet… vdekjet monologohen…apo jo ?

Read Full Post »

17/09/07 – whisper

ora 23:05

Do e pish dot deri ne fund e etur
eliksirin e asaj qe s’e pine dot te tjere?
(E sheh ate piken ne fund te kupes mbetur?
Eshte loti i nje ylli qe feksi njehere…)

Ate lot s’do ta pime dot…eshte teper i kulluar…
le te mbese gjithnje ne fund te kupes sone…
perzier me veren e nje vreshti te ndaluar…
kristali ku enderra zgjimet pasqyron…

Ndoshta me mire pa kupa… vec me Dionise…
qielli te pikoje vere…e dehur shtrengata…
lakuriqe…djersitur…hardhish ngaterruar…
te behemi zjarri qe kerkon nata…

( Me pelqen kur te shoh ashtu te dehur…
gjinjve te shkopsitur…nektari i kuq ujevare…
ne cep te krevatit… djallezore cigarendezur…
turbulluesi veshtrimi yt mbi lekure me behet zjarr…)

Read Full Post »

ora 07:08

Rrembyer jane te gjithe ne kete jete…
pak nga egoizmi e shume nga jeta e kote…
zbrazetine e mbushin me boshllek me lehte…
s’guxojne te mbyten ne det..mbyten ne nje gote…

Por ti je aq ndryshe, vogelushja ime…
(sic peshperin ndryshe fjalen “te dua”…
qe te tjera buzeve u be therrime,
e kur desha t’i mblidhja me krahe fluturash u larguan…)

Tani stinen e peste nuk e mermeris vec ne gjume…
e kam strehuar aty ku kalendaret mbarojne…
ka gjethe qe fshesari nuk arrin t’i fshije kurre…
por edhe te tjera qe s’dihet ne c’peme lulezojne…

Prehem tashme nen perqafimin tend…
rrembyer nga ty si rera ne vale…
me buze te ndezura me peshperit
ato qe s’tregohen kurre ne nje perralle…

Read Full Post »

ora 21:52

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga bluemoon Shiko postimin
Ajo, pendesa, qe ti e quan mekati im i ri,
s’eshte vecse mekati yt i vjeter,
kryqezuar prej nje dhembje sic rri
ne kthetrat e nje kohe tjeter.

Brenda furtunes sime i jam qepur
shpirtit tend qe me sa duket kerkon qetesi,
ate prehje te hidhur e te nevojshme
gjate rruges nga stuhia per ne stuhi.

Kalores ne misionin tend fisnik
te mbrojtjes te s’pafajshmes e te virgjereshes,
vulos mbertheckat e parzmores tende
qe dore e saj te mos shpoje ne vend te heshtes.

E ti?
Ndoshta vertet s’mund te me dashuroje po te dije c’jam…
..sa me shume me njeh aq me teper te mberthen frika…
…druhesh prej meje po aq sa i druhet ujit kripa…

P.s.
Whisper…jam ketu…perseri…

Ne te tjera kohe e te tjera hapesira
ndoshta jemi njohur nje casti kalimtar…
(te shndritshem jane yjet kur bie erresira…
me te largetit shuhen dhe ndizen prape…)

Ndoshta te kam dashuruar pa e ditur as vete…
(paskam harruar te ndjehem i dashuruar…)
kometa vezulluese qe dikur cau rete
nje shkretetire u rrezua e u dogj harruar…

Po le t’i leme yjet atje ku jane…
kush tentoi t’i preke…e rrezuan…
(i ke pare majmunet c’sy te pikelluar kane
pas kafazit ku parajsat u ofruan?)

Eja pra vogelushe dhe me rrembe…
nga krahe te tjere ku me ka mbytur heshtja…
Eja…mos vono…tregome nje perralle te re…
me pas vjen dimri…ka trokitur vjeshta…

ps. Bluemoon, mike e dashur, shkruan zgjuarsisht bukur…

Read Full Post »

09/08/07 – whisper

ora 09:42

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga bluemoon Shiko postimin
Dhe ti dyshon akoma se jam zjarr?
C’faj te kam se nuk afrohesh?
Mes meje e vetes tende
veten zgjedh, me te dashurohesh!

Te them te ma falesh mua veten tende
e une timen ta le me deshire:
prej unit tim te gjesh ti jeten qe ke humbur,
prej teje te ndizet i imi hir!

Ah…jeten qe kam humbur nuk ma kthen ti dot…
nuk ma kthejne dot as ato qe ma kane marre…
…te thashe…eshte hi cka ishte dikur zjarr…
druaj se je flake qe shuhesh me nje lot…

Mund te te dashuroja po ta dija se c’je…
me fort nga sa dikur kur s’te njihja…
E si mund te me duash ti qe aq mire me njeh…?
Mos valle e ka fajin…hija?

(Me mire te jesh hiri i nje zjarri te dikurshem
qe prushi iu fik nga dore e harreses…
se sa flaka qe digjet percelluese aq bujshem
e shuhet aq lehte nga lot’ i pendeses…)

Read Full Post »

Older Posts »