ora 8:44
E c’eshte fati, vogelushja ime?
Nje pasdite padashje shkojme ne nje shtrat te panjohur
ku mekatet e vjetra mekatojme perseri…
me pas ndergjegjevrare i falemi kesaj bote te lodhur…
ai shtrat i panjohur mund te ishte fati yne i ri…
Vjen nje cast qe sfilitur nga fati
shpirti rebelohet…(kunder kujt valle?)…
lakuriqesine kerkon te mbuloje me nje rrobe tjeter
pak rendesi ka…e praruar…apo zhele…
e shpesh e padukshme si rrobat e mbretit ne perralle…
Fatkeqesisht njerezit harrojne…(sa keq qe harrojne!)
qe fati s’eshte vecse nje rrecke e ronitur
qe vetevetes ia shesim aq shtrenjte per t’u mbuluar
por kur fatit i vesh shpirtin tend…qofte edhe te drobitur…
atehere po…ke dicka per ta kujtuar…