ora 23:32
Me dritheron me endjet e tua
e fryma ime te rendohet permbi buze…
S’ka vend mjaftueshem per gishterinjte e mi
qe ethshem vizatojne mbi lekure…
Nen prekjen tende trupi me behet i lenget
si metal i nxehte qe te derdhet rreth…
papritur bota s’eshte e panjohur…
papritur bote ka vec rreth nesh…
Me floke shperbere e ze percartur…
ujevarat etheshuarese e demonet e mi…
portezat mbi shkallare qe veshtron perciptazi…
rrugedalje e labirinthe ku mediton ti…
Te gjitha lindin prej teje si prej gjuhes se zjarrit
ku une s’jam vecse nje qiri ornamental…
Si mbi parafine vizaton mbi mua moralin
te mires e te liges i ngre piedestal…
Meditimin tend e merr per dore
e si te ishte thjesht nje vizitor i jashtem
me hedh mua –kavjes topa debore
me veshtron tek perdridhem nen gjuhet e flakes…
Po di se shkallaret te shpien ku te duash
e ferri s’eshte vecse zgjidhja jote finale
Sheherezadet mund te jene joshese…
Perrite mund te jene tradhetare…
Veshtron mekimin tim si akt religjioz
cmendurine e kalon prej syrit ne sy
te eksiton demoni im dergjur mbi preher
nga morse e demoneve qe te mundojne ty…
20-10-07, 11:52 #55
Orkide
Bluemoon gjithmone me kenaq poezia jote….kjo e fundit ishte jehone dritheruese….Bukur!!