Feeds:
Postime
Komente

Dialogu Cigan

Ata qe e kane ndjekur kete dialog cigan e dine se ka filluar para disa vjetesh, krejt rastesisht, tek forumishqiptar.com ne nje teme qe whisper kishte hapur aty… fale nje fortunali te vockel, dialogu mori plaçkat ne krah dhe u shperngul tek forumishqiptar.net, ku jetoi per ca kohe i qete. U publikua ketu pjesa e pare, filloi dialogu i dyte. Mirepo ata qe nuk kane shtepi, heret a vone do te ndeshen neper stuhi. Sic pritej, stuhia filloi dhe dialogut iu desh te shperngulej perseri.

Keshtu pra whisper dhe bluemoon, vendosen te krijonin nje shtepi per dialogun e tyre, nje shtepi prej se ciles te mos leviznin me, pa humbur megjithate shpirtin cigan te vargjeve te tyre :).

Dialogu i pare vjen ne kete faqe ashtu sic eshte botuar, ndersa dialogu i dyte, vjen sipas datave kur eshte publikuar tek forumishqiptar.net, i shoqeruar nga komentet qe lexuesit kane bere atje.

Lexim te kendshem miq…

14/08/08 – bluemoon

ora 06:31

***
S’e kisha njohur kuptimin e heshtjes,
derisa heshtja u be thike e mprehte ne teh.
Me te u pre vargu e fjalet rane atehere,
si rruaza te bardha u shperndane perdhè.

04/06/08 – bluemoon

ora 00:04

Sigurisht, tash e vecante sic jam,
mund te fishkem larg prej teje
shnjerezuar, tek ndjek deshperimthi
silueten e diellit pas nje reje.
Ne yje te brishte je patjeter me mua,
po sic jam avull, jam edhe trup;
lekures sime qe bulezon deshire
mungesa jote frymen mbyt.
Ne pasqyrat e tua te kthjellta
nder grate, jam gruaja me e vecante,
sa keq qe iriset e tu prehjeqielli,
i shoh kaq rralle…

26/05/08 – whisper

ora 05:20

Une nuk mund te jem si te tjeret sigurisht;
me i keq apo me i mire se ata po…
kjo mundet,
por gur’ i mullirit e di me mire se i zoti
kush eshte mielli e kush jane krundet…
………………………………………….. .
Nuk mund te jete vec nje burre i zakonshem nder burra
ai qe te ben te ndjehesh me e vecanta grua…

23/05/08 – bluemoon

ora 21:05

Se fundmi e ndjeve akullin dhe ti.
Apo e dije prej fillimit
natyren tende
dhe timen…
…dhe dije
se ti je vec nje burre nder burra
e une mes grave, vec nje tjeter grua?

13/05/08 – whisper

ora 21:28

Hije jemi…
te sotme pa gjurme…
perjetesisht femije qe loja u prishet ne prag…
ajo qe e vogel vec nje enderr ishte
dikur u rrit…
u shndrrua ne makth…

Hije jemi e s’dime c’kerkojme…
ne labirinthe keshtjellash qe s’ekzistuan kurre…
kur ti je hamlet – une behem fantazma jote…
dhe kafka ne dore…si dashuria… e njejte…
dilema hapash vrastare vret nata…
dilema e nje hijeje gjithnje vet’ e trete…

(Bukurivenitur, por akoma jo shterpe,
ajo akoma pret me rrathe te zinj nen sy
si makthi qe mbarset nga nje enderr
eshte fantazma qe i japim jete te dy…)

Blue, mos u tremb…lol

11/05/08 – bluemoon

ora 00:28

Faleminderit qe na ndiqni engjellore dhe Pink

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga whisper Shiko postimin

Kjo botë e madhe nuk është e jona…
Ata që dashurohen gjithnjë rrinë larg…
Pranë mbajmë një libër a një bashkëshorte,
por kurrsesi nuk mundemi një dallgë…

Ne fjalet e tua behet pluhur
shtepiza e vogel e bardhe
e femijet e palindur kthehen ne fantazma
qe luajne trishtueshem ne prag.

Ne fjalet e tua shperbehet si mjegull
cdo enderr e enderrimi zbehet,
era e trupit dhe gjaku qe rreh
behen qellim ne vetvete.

Ne fjalet e tua kruspullosem gjithmone
dhe pyes veten nese e gjithe kjo ka vlere,
era e shperben hirin e nje pasioni te shterpe
sikur ky te mos kish qene ndonjehere.

02/05/08 – whisper

ora 07:22

Ikjet e tua vogëlushja ime
nuk janë mëkati, por virtyti vetë;
Në liqenin blu të mungesës tënde
kridhem i tëri bashkë me përrenjtë…
(edhe me ata që më fale ti)
dhe ashtu i përhumbur i dorëzohem mallit
si vetmisë murgu i ri…

Kjo botë e madhe nuk është e jona…
Ata që dashurohen gjithnjë rrinë larg…
Pranë mbajmë një libër a një bashkëshorte,
por kurrsesi nuk mundemi një dallgë…

Ndër pyje të panjohura…
ky është fati yne
nën prekjen fatale ku druri gjethen çel
jam drita lakuriqe që çvirgjëron gjelbrimin
e dora jote – vesa që etjen ndjell…

27/03/08 – bluemoon

ora 18:17

Ndiej nganjehere njefare perhumbje neper pyje
te panjohura e te zhveshura si per dimer,
si liane zarritem drunjsh ne ndjekje
te dores tende qe pulson vegueshem.
E ndiej nganjehere njefare perhumbjeje
sikur bota te mos ishte e ti te ishe larg,
kisha dashur me shpesh te me flisje…
…te me dashuroje me pak, ndoshta,
e t’me mbaje me prane.

(Ti do i falesh ikjet e mia, e di,
ashtu si une fal perrenjte qe shpelajne trupin tend,
atehere kur bota eshte tejet e madhe
e prape per ne te dy s’ka ka vend…)

19/03/08 – whisper

ora 02:36

Ngaterruar kjo bote ku udhen time harrova…
si gishterinjte e mi flokeve te tu ngaterruar…
qielli eshte hapesira mes gjinjve ku pushova…
reja eshte hija e nje fluturimi te rrezuar…

Dashuria nuk vjen gjithnje me sy kaprollesh
ku pendimi nje kenge te re ciganesh zgjon…
nen syte-rrathe mavi … leshohet deshira…
shigjete e Itakehumburit boshllekun shpon…

Ti ngre kalate e une i rrezoj perseri…
(e nuk ishte prej rere kollona e rrenuar…)
e lodhur uje pi ne rrathet e syve te mi…
dhe nuk me thua qe puset kane shteruar…

Por nje pike uje diku brenda meje rrjedh akoma…
ndaj mbille trupin tend aty ku varrosa deshiren…
lote vese do bulezojne pastaj gjinjte e tu…
e ndoshta nje dite do e njoh nga afer te dliren…

Dhe kur te gjithe guret e dheut te jene mbaruar…
kur reren nje stuhi do e shpjere lart te reja…
kur keshtjelle e fundit dhimbshem te jete rrezuar…
nje kasolle e panjohur do te te peshperise:”Eja…”

21/02/08 – 2 – bluemoon

ora 18:55

Ja, tani peshperis…
Tani therras…
Tani kumbon zeri im ne muret
e nje shpelle qe rreth meje ngushtohet…
Ti i trishte me veshtron
nga larg
e s’mundohesh
te leshosh nje rrokje…

…pezmatohem…

… Ku je?…

Prehja jote behet mbi te njejtat re?

Ne daljen time
hyrja ishte e lehte…
…e dritherima bojeroze
ma perkuli lekuren…
…nje cast dikush, fare lehte,
nis me perkedhel fytyren.

21/02/08 – 1- bluemoon

ora 18:49

Por…

Ti dashuri e thith shpesh stuhine
teksa torturohesh ne pritje te se mires,
qetesia te shket pa u dalluar, e di,
s’e njeh, kur e sheh ti, nga afer te dliren.

Ne vende te tjera me behesh i huaj,
me do, por duhet te te therras gjithmone,
me meket zeri e udhes me pergjumet:
une te ndjek ty e ti… nje iluzion.

Ti e deshiron boten te perkryer!…
…nje pike dhembje… dhe eshte menjehere e shemtuar…
Ti qe bredh neper stinen e persosur,
me zogjte ende s’je pajtuar?

Po pse deshiron te gdhendesh rrathe ne sy?
Pse gjithmone me shkaterron kalate,
qe optimiste, e bardhe i ngre me ty,
deri kur m’i prish, per te ndrequr boten e prape?!

Gjithmone, pastaj ti kthehesh prape tek une:
“Eja!” – me thua – “te ngreme prape kala…”
Me veshtron me sy kaprolli e prekja dritheruese
me zgjon ndjesine qe puthje e vjeter me la…

Ti dashuri e thith shpesh stuhine
teksa torturohesh ne pritje te se mires,
qetesia te shket pa u dalluar, e di,
s’e njeh, kur e sheh ti, nga afer te dliren…

21/02/08 – bluemoon

ora 18:33

Lotet e tu te shkuar prej kohesh,
me veshin iluzionin se t’i kam pire te gjithe…
…me kot se syte te jane terur prej vajesh
te thella, shume kohe me pare se une te te grish…

Te behem furtune e te shuaj boten rreth teje,
pa te e gjendjen tende te ndjeshme s’do ishe po ti,
ndoshta i detyrohem me teper natyres se saj mizore,
e me pak paqes qe zhveshe, si rrobe, sot perseri…

15/01/08 – whisper

ora 15: 07

Ketu jam…e ku mund te jem tjeter?
Ererat s’kane fuqi te me rrembejne…
horizontet prej kohesh nuk me tresin…

Te behesh furtune? Po edhe nese jo…
nese kete bote te neveritshme
nga syte nuk ma fshin dot,
perseri i lumtur prane teje do jem
si nje njeri me kujtese te keqe
qe qesh e qan pa lote…

15/01/08 – bluemoon

ora 04:36

Mik te pres…
ku ke shkuar?
te jesh tretur valle horizontesh te tjera?
te kane rrembyer te tjera erera?
Te behem, deshiron valle, furtune
qe ta fshije te gjithe boten
e te te ktheje tek une?

11/12/07 – bluemoon

ora 04:33

Bridhja brigjesh per te mbledhur yje te rena,
mbi to qe fikur gjithmone nje deshire.
Trupmberthyer tokes e me koke nga hena,
kerkoja per veten nje qiell me te dlire.

Ne nje ag humbja shpesh e me deshire,
atje ku bota, me dukej, s’rrotullohej me kot,
atje ku dhe guri e kishte nje aresye,
atje ku L e Lumturise shkelqente dhe mbi Lot.

Neper udhe te tilla e takova,
ate kuptimin e vetes shpesh te munguar,
si kalimtari qe papritur nganjehere,
mbedhè gjen nje monedhe te praruar.

Keshtu u bera nje cope, e plote,
dhe mbajta gjithmone ne xhep ate monedhe,
si kujtim te feksjes se asaj dite
fund udhesh ku dija ish etje-thelle.

Te jete valle fati vec lojeza jone?
A ne jemi lojez e fatit tone lozonjar?
Shume ngushellohen pas nje pyetjeje,
shume jeten kalojne me kot duke qare…

…po une kam ne trup nje drite tjeter,
e syte e mi tashme shohin gjera te reja,
ne qiell te njejte, te larte shkrihen
fat’ i skalitur edhe perzgjedhja.

Per to te pyesesh veten me ngulm
eshte humbje e pavlere dhe e thjeshte…
…ndaj sot ketu me fatin s’kacafytem,
“Jeto!” me thote praruar nje monedhe…